Header

Rita Ora vlerësohet me çmimin ‘Brit Billion’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora sot ka ndarë një lajm fantastik për ndjekësit e saj.

Rita Ora | Daily News (@RitaOraEU) / Twitter

Këngëtarja ka marrë një çmim nga Brit Awards për arritjen e 1 miliardë dëgjimeve të këngëve të saj. Ishte vetë Rita ajo që ndau lajmin përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, duke pranuar çmimin e saj, ajo tha:

“Përshendetje të gjithë, jam shumë e entuziasmuar që sapo kam pranuar çmimin “Brit Billion” duke festuar 1 miliardë shikime. Është e çmendur, faleminderit të gjithëve të cilët kanë dëgjuar muziken time ndër vite, dhe kjo shkon për albumin tim të ri më 14 korrik dhe shpresoj që edhe 1 miliardë shikime të tjera. Faleminderit dhe kjo është e mrekullueshme,” përfundoi Rita.

“Brit Billion”, çmimi i sapolançuar feston ata artistë që kanë tejkaluar arritjen e një miliardë transmetimesh në Mbretërinë e Bashkuar përgjatë karrierës së tyre, të llogaritur nga Kompania e Listave Zyrtare.

Në albumin e saj të ri, “You and I”, Rita ka përfshirë hitin e saj “You Only Love Me” si dhe bashkëpunimin e suksesshëm me Fatboy Slim, “Praising You”.

You may also like ...