Lorena Medina ka akuzuar drejtpërdrejtë këngëtaren shqiptare
Rita Ora se është bërë shkak për ndarjen e saj dhe Joey Essex.
Modelja e njohur 28 vjeçare ka treguar për “The Sun” se është ndarë nga Essex pasi ai është parë në orët e para të mëngjesit në shtëpinë e Rita Orës.
Sipas saj, Joey Essex, ylli i reality show “Ex on the Beach” ka qëndruar në shtëpinë e saj për 13 orë në datën 6 mars dhe ajo çfarë ka ngjallur më shumë dyshime tek ajo ishte fakti që ata të dy po përpiqeshin të fshiheshin dhe të mos i shihnin bashkë.
Lorena nuk ka asnjë fakt që ata të dy kanë fjetur bashkë, por ajo dyshon që ai e ka tradhtuar dhe që nga ai moment ata nuk kanë folur më.