Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, këto ditë ndodhet në Itali për Festivalin e 80-të të Filmit në Venecia.
Artistja e famshme e ka prezantuar edhe një herë në formën më të mirë Kosovën si pjesë e këtij Festivali.
Ajo ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “DVF” të themeluar nga stilistja Diane von Furstenberg.
Në fjalimin e saj, Rita theksoi se ka qenë një ëndërr që të punonte me fëmijët në Kosovë dhe t’i motivonte ata.
“Kam shkuar në vendin tim Prishtinë shumë herë për t’u dhënë fëmijëve tanë platforma shumë të sigurta. Ajo çfarë dëshiroja të bëja për ata është që t’i vendos në një hapësirë kreative”, tha Ora teksa po prezantonte një çmim.
Mes tjerash, si ambasadore e vendit u shpreh se e bënë këtë punë që dhjetë vjet duke ndihmuar të tjerët.
Kujtojmë se gjatë mbërritjes në Venecia, Rita mahniti teksa u shfaq e veshur kuq e zi.
- Nga sot, parizienët ndalojnë skuterat
- Super jahti luksoz 500 mln dollarësh i Jeff Bezos ankorohet në Portin e Durrësit