Header

Rita Ora dhe Taika Waititi zbulojnë sekretin e martesës së tyre për ‘Vogue’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora dhe Taika Waititi kanë pozuar së fundmi për kopertinën e revistës së njohur  “Vogue” të Australisë. Kopertina e revistës prestigjioze mban titullin “Rregullat e dashurisë: Rita Ora dhe Taika Waititi çifti i ri i fuqishëm” ku çifti flasin për marrëdhënien e tyre dhe martesën. Gjatë intervistës ata kanë zbuluar sekretin e martesës së tyre të suksesshme, i cili ka të bëjë me lënien e kohës për njëri-tjetrin.

“Ky është sekreti i martesës, marrëdhënieve, ka të bëjë me gjetjen e atij personi me të cilin dëshiron të shoqërohesh”, tha Taika, ndërsa këngëtarja shtoi“Ka të bëjë me sakrifikimin e gjërave të caktuara dhe për të gjetur kohë për njëri-tjetrin, veçanërisht kur ka dy njerëz të zënë në marrëdhënie… Nëse vërtet kujdeseni për dikë, do ta kuptoni”.

Regjisori gjithashtu pranoi se ndihej “i relaksuar dhe i qetë” sa herë që ishte pranë Ritës, “Kam bërë shumë gjëra me njerëz të tjerë me të cilët nuk kam qenë kurrë në një marrëdhënie, të cilat ndjehen shumë të ngurtë dhe energjia nuk ekziston. Jemi më të qetë me njëri-tjetrin dhe mund të bëjmë shaka dhe më pas mund të bëhemi edhe seriozë kur duhet”.

Ndër të tjera, Rita zbuloi se bashkëshorti i saj ishte ‘frymëzimi më i madh’ pas publikimit të albumit të saj të ri “You & I”.

You may also like ...