Header

Rikthehet ‘The Ferragnez 2’, zbulohen detaje nga familja më e famshme në Itali!

The Ferragnez, rikthehen përsëri.

Ata janë kthyer: Familja më e njohur e Italisë është rikthyer në TV, në Primevideo, me sezonin e dytë të serialit që tregon nga afër jetën e tyre që shkëlqen nga xixat dhe lotët.

“Rritje, dashuri, familje dhe kthim”, kështu e përshkruajnë Chiara Ferragni dhe Fedez vitin e tyre të fundit gjatë premierës së sezonit të dytë të serialit “The Ferragnez”.

Çifti ishte i rrethuar jo vetëm nga familjarët dhe miqtë, por edhe nga fansat e tyre të cilët patën mundësinë të shihnin pak nga të katër episodet.

Duke filluar nga historia e sëmundjes së Fedez, deri te forca riaktive e Chiarës dhe dashuria e njerëzve që gravitojnë rreth Ferragnez. Ashtu si familjet e tyre respektive, të bashkuara në tapetin e kuq me këtë rast, duke filluar nga motrat Valentina dhe Françeska, e deri te prindërit.

Por ka edhe shumë më tepër: një vështrim i pabotuar nga prapaskenat e jetës së çiftit më social në Itali, i cili bëri selfie dhe firmosi autografe me të gjithë fansat që i prisnin gjatë premierës.

 

You may also like ...