Header

Rihanna vlerësohet me çmimin e rëndësishëm

Rihanna ka marrë një çmim të rëndësishëm dhe jo në muzikë siç jemi mësuar ta shohim. Ajo tani është vlerësuar për fondacionin e saj. Këngëtarja ka mbledhur miliona dollarë për të ndihmuar për katastrofat natyrore apo përmirësimin e kushteve të jetësës së njerëzve në nevojë.

“Sot s’jemi këtu për mua, sepse çështja është me e madhe se unë. Jam me fat që kam themeluar fondacionin Clara Lionel në vitin 2012. Në ka një gjë që kam mësuar është se mund ta rregullojmë botën së bashku, nuk mund të veprojmë të ndarë. S’kam fjalë për të përshkruar sa vlerë ka të jemi bashkë. Nëse ti ke një problem, nuk është problemi im, por është problemi i një gruaje, i një njeriu me ngjyrë, i një njeriu të varfër. Sa prej jush kanë miq dhe kolegë të sekseve të ndryshme, kombësisë, ngjyrës, besimit fetar? Ngrini duart. Pra, është edhe problemi i atyre gjithashtu”, tha Rihanna gjatë marrjes së çmimit.

Kjo nuk është hera e parë që Rihanna vlerësohet për punët e saj të bamirësisë. Në 2012-ën u zgjodh “Bamirësja e vitit”.

You may also like ...