Header

Ribashkimi i ‘Friends’ kushton miliona dollarë

Protagonistët e serialit “Friends” duket se janë në hapat e fundit të finalizimit të një marrëveshjeje, sipas së cilës do të ribashkohen për një spektakël 1-orësh, në emisionin e Ellen DeGeneres.

“People” shkruan se Jennifer Anniston, Lisa Kudrow, Courtney Cox, David Schwimmer, Matt LeBlanc dhe Matthew Perry, do të fitojnë nga kjo paraqitje shifra marramendëse, mes 2,25 deri në 2,5 milionë dollarë secili.

Në emisionin special do të flitet për të kaluarën e tyre në një prej serialeve më të famshëm të të gjitha kohërave dhe nëse realizohet, kjo do të ishte hera e parë pas 16 vitesh që aktorët do të dalin bashkë në një intervistë televizive.

“Friends” nisi në vitin 1994 deri në 2004 duke u kthyer në një nga serialet më të dashur jo vetëm në SHBA, por edhe në vende të tjera të botës. Ky serial ka qenë kandidat për 63 çmime “Emmy”

You may also like ...