Rezultati për Tiranën/ Veliaj i pathyeshëm, si u ndanë votat mes kandidatëve për Bashkinë e kryeqytetit
Ka përfunduar zyrtarisht numërimi I votave për Bashkinë e Tiranës. Kandidati I Partisë Socialiste, Erion Veliaj, ka mundur me rezultat të thellë rivalin kryesor të “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçin me një diferencë të madhe votash.
Komisioni Qëndror I Zgjedhjeve ka publikuar numrin total të votave, ku Veliaj ka marrë 158 688 vota, kurse Këlliçi ka siguruar 100351. Kështu, Veliaj merr të drejtën për të drejtuar bashkinë e Tiranës për një mandat të tretë me një diferencë prej 58 337 vota me vendin e dytë.
Arlind Qori nga ”Lëvizja Bashkë” është renditur I treti më 13 835 vota, kurse Roland Bejko nga Partia Demokratike nuk ka shkuar më shumë se vendi i katërt me 12388. Nga ana tjetër Lalja Pernaska e PDIU ka marrë 2104 vota, ndërsa Marko Dajti nga “Fronti i Majtë” ka siguruar 2807.