Personi i parë i infektuar me koronavirus në qytetin e Kukësit është një infermier i urgjencës në këtë spital.
Mësohet se infermieri u infektua me COVID-19, pas kontaktit që pati me një 90-vjeçare nga Hasi, e cila u shërua.
Ndërkohë burimet thonë se do t’u bëhet tamponi 25 infermierëve dhe 10 mjekëve të spitalit të Kukësit, të cilët kanë pasur kontakt me infermierin e prekur.
Gjatë mëngjesit të sotëm është bërë dezinfektimi i pallatit ku banon infermieri ne qytetin e Kukësit. Janë izoluar familja e tij dhe po behet hetimi epidemiologjik për kontakte që infermieri ka pasur gjatë këtyre ditëve me paciente.
- Mjekët S.Brataj dhe A.Koraqi fitojnë betejën me COVID-19
- Pandemia bashkon zyrtarisht grupin “One Direction”