Header

Raportet nga Rusia se Mbreti Charles ka ndërruar jetë, reagon Pallati Mbretëror

Buckingham Palace u detyrua të mohonte raportet se Mbreti Charles III vdiq të hënën pasi mediat ruse përhapën lajmin të bazuara në një “njoftim” me pamje të dyshimtë.

Deklarata, e datës 18 mars dhe me vulën e rezidencës zyrtare të monarkut britanik në Londër, thoshte: “Njoftimi i mëposhtëm është bërë nga komunikimet mbretërore. Mbreti ndërroi jetë në mënyrë të papritur dje pasdite.”

Pallati lëshoi një deklaratë për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS duke mohuar raportin.

“Ne jemi të lumtur të konfirmojmë se Mbreti po vazhdon me punët zyrtare dhe private”, thuhet në të.

Mbreti britanik 75-vjeçar është duke u trajtuar për kancerin që nga fundi i janarit.

Lajmi vjen mes spekulimeve për shëndetin e Kate Middleton pas operacionit abdominal më 17 janar.

You may also like ...