Header

Publikohet traileri i dokumentarit të jetës së Jennifer Lopez

Dokumentari i ri për jetën personale të JLo, me titull “The Greatest Love Story Never Told” do të shfaqet premierë më 27/02.

Në videon promo të shpërndarë nga vetë JLo, prezantohen pjesë nga rrëfimet e saj, me të cilat ajo premton të na tregojë një anë të saj të pazbuluar deri më tani.

Duke parë me kujdes trailerin, spikat sinqeriteti i artistes, të cilin kanë qenë vetë fansat, që e kanë nxjerr në pah.

Jam martuar katër herë. Ideja për të qenë vetëm më tmerroi. Nuk dija çfarë të bëja tjetër me veten time. Vendosa të tregoja historinë time që nuk e kam ndarë me askënd në botë. Jam e sigurt që ata që më shikojnë po mendojnë, çfarë nuk shkon me këtë vajzë? Përshtypja që po u jepja njerëzve ishte, oh, kjo nuk shkoi mirë, por nuk ka problem, unë jam mirë, të gjithë janë mirë. Por e gjithë kjo ishte e pakuptimtë.

Ben Affleck më thotë, pse je kaq e stresuar kohët e fundit? Unë them, nuk po e financoj vetëm këtë dokumentar, po e shkruaj, po këndoj dhe kërcej në të”, thotë ndër të tjera JLo në trailer.

You may also like ...