Header

Publikohet albumi i fundit i Enrique Iglesias “Final: Vol. 2”

Këngëtari i njohur spanjoll, Enrique Iglesias ka publikuar albumin e tij të fundit “Final: Vol. 2″ (Sony Music Latin), pothuajse tre vjet pasi hoqi dorë nga “Final: Vol. 1”, dhe që ai siguron se do të jetë seti i fundit muzikor i karrierës së tij.

Ky projekt muzikor është një shembull i ndërthyrjes së disa zhanereve muzikore në 10 këngë ku janë të përfshira edhe bashkëpunime me artistë si Miranda Lambert, Maria Becerra, Yotuel, Belinda dhe El Alfa.

Tre nga këngët e albumit aktualisht dominojnë listat në Shtetet e Bashkuara. Kënga “Así Es La Vida” është në vendin e parë në tabelën e Billboard për të 8-ën javë radhazi dhe po kryeson listat muzikore në Argjentinë dhe Meksikë ndërsa në Spanjë rezulton më e dëgjuara.

Fituesi i Grammy-t kryesisht këndon në spanjisht në album duke zgjedhur të respektojë edhe gjuhën e tij amtare. Më herët vetë artisti kishte paralajmëruar se do të kishte një album final me të cilin priste edhe t’i jepte fund karrierës në muzikë.

You may also like ...