Rikthimi i Katy Perry me projekte të reja muzikore po pritej shumë.
Edhe pse fansat e Katy Perry-t kanë pritur me padurim këngën e re ‘Woman’s World’, duket se ata nuk janë emocionuar me këtë projekt të ri muzikor. Si titulli ashtu edhe teksti i këngës mundohen të dërgojnë një mesazh në favor të grave.
Megjithatë, duket se nuk ndodh e njëjta gjë me videoklipin e këtij projekti. Në komentet e lëna në YouTube poshtë këngës, fansat thonë se videoklipi duket se është realizuar posaçërisht për sytë e burrave, pavarësisht mesazheve feministe që mundohet të përcjellë.
Të tjerë komentojnë se Katy Perry duket fantastike në këtë video të veçantë, por nuk e kuptojnë se si po përpiqet të ndihmojë gratë e tjera me këtë videoklip ku veshjet janë tejet provokuese. Edhe komentet negative duket se kanë patur një efekt pozitiv për këngëtaren pasi video ka arritur tashmë mbi 7 milionë shikime.
- Kate Middleton shkëlqen me një fustan ngjyrë vjollcë në daljen e dytë publike
- A e parashikoi ‘The Simpsons’ atentatin e Trump dhe ku gaboi