Header

Pse Katy Perry e quante ish-burrin e saj, Rusell Brand “të shthurur”?

“Rasputin”, kështu e quante këngëtarja Katy Perry ish-burrin e saj Russell Brand. Po çfarë kuptimi ka ky emërtim dhe pse ka marrë bujë kohët e fundit?

“Nickname” i komedianit u zbulua kur ai u akuzua për sulm seksual dhe përdhunim të grave të ndryshme. Për këto të fundit raportohet në mediat e huaja, dyshohet se kanë ndodhur gjatë periudhës kur Brand ishte në kulmin e karrierës. Ylli i “Get Him to The Greek” i ka mohuar akuzat.

Ishte personazhi televiziv Piers Morgan ai i cili sqaroi se Perry e kishte ‘pagëzuar’ ish-burrin e saj me emrin Rasputin, që në rusisht do të thotë “njeri i shthurur”.

Emri lidhet gjithashtu me një burrë të profilit të lartë nga gjykata ruse e viteve 1900, i cili ishte i njohur për ngacmimin ndaj grave. Është e paqartë pse Perry e ka quajtur kështu.

Dyshja u martuan në Tetor të vitit 2010 dhe marrëdhënia e tyre tërhoqi vëmendje të madhe. Por, kjo nuk zgjati shumë. Në Dhjetor të 2011-ës, Brand nisi procedurat e divorcit dhe ai u zyrtarizua në korrik të 2012-ës.

Një nga vajzat që e ka denoncuar Brand thotë se pasi e takoi aktorin në 2012-ën, ai e ftoi që të bënin treshe bashkë me një shok të tijin, gjë që e reja e refuzoi. Megjithatë, thotë ajo, teksa “u përpoq të largohej prej tij”, Brand e shtyu atë në një mur dhe e përdhunoi me forcë. Por Brand i mohon në mënyrë absolute këto pretendime duke thënë se çdo marrëdhënie seksuale që ka kryer në jetën e tij ka qenë me dakordësi të partneres. Ai shton se të gjitha këto akuza janë për t’i prishur imazhin.

Katy Perry nga ana tjetër nuk ka folur kurrë sa i takon akuzave ndaj ish-partnerit të saj, por në intervistën kur ajo foli për divorcin, la të kuptohet se dinte diçka më shumë rreth aktorit.

 “Në fillim kur e takova, ai donte një grua po aq dominante sa ai. Por, më pas u duk se kjo gjë nuk i pëlqeu. Ndarjen me të nuk e pengova dot, ishte diçka përtej asaj që mund të bëja. Zbulova një të vërtetë të cilën sigurisht nuk dua ta them, ndoshta do e them në një moment të dytë”, tha ajo në intervistë për “Page Six”.

You may also like ...