Header

Pronarja heq 3700 $ nga muret e lokalit dhe jua jep punëtorëve

Ndërsa barët dhe restorantet në gjithë Amerikën po përballen me vështirësi financiare, për shkak koronavirusit, një pronare lokali në Xhorxhia gjeti një mënyrë për të ndihmuar punonjësit e saj.

Jennifer Knox, e cila zotëron “Te Sand Bar” hoqi 3.714 dollarë të vendosura në muret e lokalit dhe ia dha punëtorëve të saj, të cilët ishin më në vështirësi.

Knox ka punuar si banakier në The Sand Bar për shtatë vjet para se ta zotëronte atë, dhe tani drejton biznesin me nënën e saj.

Paratë ishin mbledhur nga klientët e lokalit gjatë 15 viteve të fundit.

Shumica e klientëve vinin nga jashtë për të bërë pushime në plazh. Ata shkruanin emrat në kartëmonedhat e dollarit dhe më pas i ngjisnin në murrët prej druri dhe në tavan.

Knox tha për CNN se u deshën pesë vullnetarë dhe më shumë se tre ditë për të hequr me kujdes paratë.

“Disa nga paratë përfshinin valutë të huaja që klientët i kanë mbledhur në shtetet të ndryshme të botës”, tha ajo.

“Unë nuk mund të rri pa bërë asgjë. Unë do të bëj çfarë të mundem për njerëzit e mi”, u shpreh pronarja e lokalit.

Muret e lokalit që dikur ishin të mbushur plot, tani duken të zhveshur.

Ajo shpreson se biznesi i saj do të rihapet përsëri pasi e gjithë kjo të ketë marrë fund. Ndërkohë Knox tha se do të vazhdojë të pranojë para për t’u dhënë punëtorëve të tjerë të shërbimit në vështirësi.

You may also like ...