Ai është një prej prezantuesve më të njohur në Britani. Bëhet fjalë për Phillip Schofield, i cili është moderator në “ITV” dhe i shokoi të gjithë me deklaratën në rrjete sociale.
Ndonëse është i martuar prej 27 vitesh dhe ka dy vazja, Schofield pranoi publikisht se është homoseksual.
Për të bërë këtë deklaratë kaq të fortë para të gjithëve e ndihmuan gruaja dhe dy vajzat. Ato e nxitën që të pranonte vetveten dhe të shprehte dicka që e mundonte prej kohësh.
“Me forcën dhe me mbështetjen e gruas dhe vajzave të mija, jam pajtuar me faktin se jam gay. Kjo gjë ka shkaktuar shumë biseda në shtëpi. Unë jam martuar me Steph për gati 27 vjet, dhe kemi dy vajza të bukura, Molly the Ruby. Familja ime më ka mbajtur kaq afër, ata janë përpjekur të më gëzojnë, të më mbysin me dashuri, pavarësisht konfuzioneve të tyre. Megjithatë, ende nuk mund të fle, dhe kam pasur momente të errëta”, shkroi moderatori në një postim të gjatë në Instagram.
Phillip shtoi se fakti që është homoseksual është një arsye më shumë që të festojë e të ndihet krenar.
- Adelina Ismaili për Nexhmije Pagarushën: Pusho e qetë madhështi, përjetësisht adhuruesja jote
- Ç’bëri Georgina me shumën që mori nga Sanremo?