Header

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III

E gjithë vëmendje mediatike është e vendosur në Mbretërinë e Bashkuar ku ka nisur ceremonia për kurorëzimin e mbretit Charles. Më shumë se 2,000 njerëz janë ftuar në Westminster Abbey, duke përfshirë rreth 100 krerë shtetesh, mbretër dhe mbretëresha nga e gjithë bota.

Në ceremoninë po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila është e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu. Ky i fundit ka postuar disa foto në Facebook nga ceremonia ku shfaqet krah Vjosës.

Presidentja duket tejet elegante e veshur me fustan që shkonte deri poshtë gjunjëve dhe mëngë të gjata me një pjesë si pelerinë lëshuar sipër. Ajo mban një aksesor flokësh me nuancë të njëjtë si fustani dhe këpucë me taka ngjyrë bezhë.

Prindoni nga ana tjetër ka veshur një kostum klasik, pantallona, këmishë me kravatë dhe xhaketë të gjatë.

Ndërkohë, presidentja gjatë qëndrimit në Londër dje gjithashtu mori pjesë në pritjen e organizuar nga Familja Mbretërore.

You may also like ...