Header

Prek 1 në 20 mijë njerëz, Enrique Iglesias vuan nga një sëmundje e rrallë!

Gjithçka që i ndodh Enrique Iglesias tërheq vëmendjen e mediave dhe të fansave të tij në mbarë botën. Së fundmi këngëtari spanjoll është larguar nga skena dhe nga performanca para miliona fansave të tij për shkak të një problemi shëndetësor.

Askush nuk e dinte se çfarë kishte, por tashmë problemi i tij është bërë publik. Problemi shëndetësor i tij është një anomali që përkon pikërisht me lajmin e disa ditëve më parë, ku një burrë u trajtua me sukses për një operacion ku iu transplantua një mushkëri, por organet në kraharor dhe në bark ndodhet në anën e kundërt.

Kjo gjendje quhet ‘situs inversus’ dhe vuan edhe nga Enrique Iglesias. Kjo është një anomali gjenetike ku organet e gjoksit janë në anën e pasme, sikur të shiheshin para një pasqyre.

Kjo patologji është një gjë jashtëzakonshme e rrallë që prek afërsisht një në çdo 20.000 njerëz në mbarë botën. ‘Situs inversus’ zakonisht shoqërohet me keqformime të tjera, si polisplenia ose sindroma Kartagener, ndër të tjera.

 

You may also like ...