Header

pjesë e finales së “The Office”, Dakota Johnson: “Eksperienca më e keqe e jetës time”

Aktorja e njohur, Dakota Johnson, ka qenë pjesë e episodit final të serialit komedi “The Office” në 2013-n, por mesa duket eksperienca e saj nuk ka qenë edhe aq e bukur.

Në një intervistë së fudnmi në “Late Night with Seth Meyers”, aktorja u shpreh se kishte qenë një fanse shumë e madhe e serialit dhe kur iu dha mundësia të aktronte në episodin e fundit, e kishte pranuar me qejf të madh deri në momentin kur duhet të shkonte për të bërë xhirimet.

“Sinqerisht, ka qenë periudha më e keqe e jetës time. Më ka pëlqyer aq shumë ai serial sa ata më thanë: ‘A dëshiron të jesh në finalen e serialit?’ Dhe unë ju thashë: ‘Sigurisht’, duke menduar se do të paraqitesha për një gjysmë dite. Isha atje për dy javë dhe zor se dukem gjëkundi në atë dreq seriali“, u shpreh ajo.

Kur prezantuesi, Seth Meyers, pyeti Johnson nëse aktorët ishin “të trishtuar” për përfundimin e serialit, kjo e fundit tha: “Ata ishin të trishtuar dhe gjithashtu kishte një dinamikë të çuditshme. Askush nuk donte të fliste me mua”.

What Happened to Dakota Johnson on 'The Office' Finale?

 

Dakota Johnson in The Office: What Did She Say About the Show's Finale?

You may also like ...