Header

Përvjetori i parë, Alex tregon emocionet e propozimit

Në një plazh në Bahamas një vit më parë, Alex Rodriguez suprizoi partneren tij, Jennifer Lopez me një propozim martese ashtu si çdo vajzë e ëndërron.

Gjithçka dukej si në përalla dhe sigurisht Jennifer nuk mund të refuzonte.

Ditën e sotme, Alex e ka kujtuar këtë ditë dhe i ka bërë Jennifer-it urimin më romantik për përvjetor. Ai ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Instagram për të publikuar një video me momentet më të bukura që çifti ka kaluar së bashku.

“Një vit më parë në një plazh në Bahamas… Unë isha shumë nervoz, më nervoz se gjithë karriera ime. U ula në gjunjë dhe ti më the “Po”.

Jennifer, çdo moment me ty është një bekim. Ti je shoqja ime më e mirë, frymëzimi im, një nënë e mahnitshme dhe një model i të gjithëve.

Macha, kam aq fat që jam me ty. Faleminderit që e ke bërë jetën time më të mirë. Mezi pres të bëj më shumë kujtime me ty”, shkruan Arod. Disa detaje kanë dalë mbi dasmën e çiftit e cila pritet të mbahet në verë në brigjet e Miami, aty ku çifti ka marrë me qera një mega jaht luksoz.
https://www.instagram.com/tv/B9ia8bMHTLA/?utm_source=ig_embed

You may also like ...