Ka një datë të saktë për nisjen e stërvitjes dhe një tjetër të përafërt për rikthimin e kampionatit, por jo një plan të detajuar që do të përcaktojë edhe protokollin e saktë që skuadrat dhe futbollistët duhet të ndjekin për t’u kthyer në fushë dhe për të mbyllur sezonin. Federata Shqiptare e Futbollit kërkoi zyrtarisht tek auoritetet mundësinë e një nisje të shpejtë të futbollit.
Në letrën dërguar ministrisë së shëndetësisë dhe që mban firmën e sekretarir të përgjithshëm Ilir Shulku kërkohet kthimi i skuadrave për stërvitje që në datën 2 maj, ndërsa ndeshjet rreth 20 ditë më pas. Flitet për mbështetje të masave të marra nga qeveria, stërvitje sipas masave të sigurisë dhe ndeshje pa tifozë, por asnjë detaj se si do të realizohet e gjithë kjo. Ligat e mëdha europiane, por edhe ato të nivelit të mesëm kanë përcaktuar qartë çdo detaj të protokollit. Nga grumbullimet e gjata, tamponët, testet sierologjike dhe sjelljen e futbollistëve. Në kushtet e futbollit shqiptar një gjë e tillë është në kufijtë e të pamundurës.
2. Kercenimi, Fshf Nuk Mund Te Mbylle Syte
Po ashtu në mungesë të një departamenditë mirfilltë mjekësor, Federatat duhet të kërkojë ndihmën e autoriteteve shëndetësore në vend. Në fund të fundit, janë ata që bashkë me qeverinë do të vendosin se kur futbolli do të kthehet në fillim në stërvitje dhe më pas në fushë. E sigurt është që ndeshjet do të luhen pa tifozë. Ndërkohë, pas afatit të vendosur nga UEFA që sezonet të përfundojnë në 2 gusht, nëse plani i FSHF realizohet, atëherë 10 javët e Superligës dhe sfidat e mbetura në Kupën e Shqipërisë, nuk do të kërkonin një ngjeshje ekstreme të kalendarit.