Këngëtarët spanjoll, Rosalia dhe Alejandro, u lidhën në gusht të vitit 2021 ku më pas dhe u fejuan.
Çifti i 30-vjeçarëve i lajmëroi ndjekësit e tyre, me anë të këngës “Beso”, teksti i së cilës mund të interpretohet si një letër dashurie. Në fund të këngës, Rosalia shihet e emocionuar me unazës fejese.
Por këto mbeten kujtime të së shkuarës, pasi fatkeqësisht romanca mes tyre përfundoi shpejt.
Çifti u nda këtë vit me mirëkuptim, por mesa duket Alejandro nuk po e përjeton mirë.
Artisti, i cili ndodhet me turne, ka vendosur që të mos e këndojë më këngën e përbashkët me ish-partneren Rosalia-n, të titulluar “Beso” gjatë shfaqjeve të tij.
Herën e fundit që e performoi, nuk e mbajti dot veten dhe për këtë arsye ka marrë këtë vendim.
Siç duket këndimi i saj e lëndon atë, sepse i ngjall shumë kujtime.
- Nga pianoja tek krehëri, dalin në ankand sendet personale të Freddie Mercury
- Dalin detaje të reja nga divorci i Joe Jonas dhe Sophie Turner