Bëhuni gati për një verë tjetër ‘Barbie’: një dokumentar i ri është vendosur të tregojë historinë e “Black Barbie” në 1980.
Më 19 Qershor, Netflix ka rezervuar suprizën e radhës për të gjithë adhuruesit e Barbie.
Pas publikimit të filmit të bujshëm, vjen një dokumentar. I prodhuar nga Shonda Rhimes, këtë herë “Black Barbie” shfaqet në ekran për të rrëfyer historinë mjaft interesante të Barbie me ngjyrë, kukulla që doli në treg 44 vjet më parë.
“Black Barbie: A Documentary” tregon ndikimin e tre punonjësve me ngjyrë në Mattel në debutimin e kukullës dhe se si ata ndikuan brezat e vajzave të reja të zeza dhe markën Barbie në tërësi. Një vështrim i parë në dokumentarin e Netflix u transmetua ekskluzivisht më 4 qershor.
“Kam projektuar Black Barbie për të pasqyruar pamjen totale të një gruaje me ngjyrë”, tha Kitty Black Perkins, stilistja e Black Barbie, në klip. Një grua më pas lexon një frazë të shtypur në kutinë e kukullës: “Ajo është e zezë. Ajo eshte e bukur. Ajo është dinamit.”
- Temperatura deri në 34 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
- Dua Lipa, zyrtarisht artistja e parë në histori me 5 këngë me nga 2 miliardë dëgjime në Spotify!