Header

Pamjet mbresëlënëse/ Statuja e Jezusit në Rio “mban” hënën në duar

Fotografi Leonardo Sens arriti të kapte një moment unik në Brazil.

Në foton e tij që u bë virale pasi u postua në Instagram, statuja e Jezusit në Rio de Zhaneiro shihet teksa “ngre” hënën me duar.

Sens, i cili ka fotografuar pjesë të ndryshme të Rios që nga viti 2005, shpjegoi se ai ishte përgatitur për fotot e veçanta duke studiuar lëvizjet e Hënës.

Në fakt, ai kishte blerë një grup të ri lentesh dy vjet më parë, duke përdorur, në të njëjtën kohë, aplikacione të ndryshme për të ditur momentin e saktë kur hëna do të jetë drejtpërdrejt mbi statujën e Jezusit, një nga pamjet ikonike në Rio de Zhaneiro.

Përpjekja e tij e parë, të shtunën e kaluar, në fakt filloi me retë në qiell, por më në fund moti rezultoi të ishte aleati i fotografit brazilian ndërsa hëna filloi të zbriste.

“Shkova më herët seç duhej dhe gjithçka që duhej të bëja ishte të rregulloja trekëmbëshin dhe të prisja që hëna të rreshtohej”, përfundoi Sens për foton e tij magjike.

 

You may also like ...