Header

Paga minimale 60 mijë lekë, Rama në Durrës: Nuk na zë gjumi pa e rritur

Nga Durrësi, përfaqësuesve të biznesit kryeministri Edi Rama u solli në vëmendje faktin se “gara për të tërhequr krah pune është gara e çdo vendi dhe se deri në vitin 2030 Gjermania ka nevojë për 7 milion punonjës.

Qeveria i rriti pagat tha kryeministri, është radha biznesit tanimë për kthesën e madhe.

“Kishim pagën minimale më të ulët në rajon. Sot jemi të tretët në rajon për pagën minimale dhe do ta çojmë ta rrisim në 45.0000 brenda mandatit dhe pa shkuar në 60.000 nuk na zë gjumi sepse nuk mjafton”.

Ne theksoi kryeministri, nuk i imponojmë biznesit, pagat që duhet të japin.

“Por ne nuk mund të pranojmë që të rrimë pa bërë asgjë nëse bizneset që vazhdojnë ta konsiderojnë aftësi konkurruese pagën e ulët dhe krahun e lirë të punës duke nxjerrë produkte që kanë kosto më të ulët si rezultat i mos pagesës së duhur të punonjësve. Kjo ka qenë një fazë që nuk mund të vazhdojë se nuk funksionon dot.“

You may also like ...