Katy Perry ka zbuluar gjininë e bebushit që po pret në mediat sociale të premten në mbrëmje dhe për këtë iu desh ndihma e të fejuarit Orlando Bloom. Ajo publikoi një foto të aktorit me fytyrën e mbuluar plot me pastë në ngjyrë rozë, për të treguar se janë në pritje të një vajze. “Është një vajzë”, shkruante këngëtarja 35-vjeçare në fotografinë komike të Bloom, i cili dukej tepër i lumtur për lajmin që sapo kishte marrë.
Në fillim të marsit, Perry zbuloi përmes një klipi se ishte në pritje të ëmbël ndërsa tregoi barkun e rrumbullakosur në fund këngës “Never Worn White”. Katy konfirmoi lajmet në Twitter vetëm disa minuta pas premierës botërore ndërsa shkruante: “O Zot jam aq e lumtur saqë nuk e fsheh dot më, ose të mbaj një çantë të madhe para”. Ky do të jetë fëmija i saj i parë me të fejuarin Orlando Bloom pasi aktori 43-vjeçar tashmë është babai i djalit 9-vjeçar Flynn me ish-gruan Miranda Kerr.