Header

Oferta më e lartë 99 mijë dollarë, del në ankand mikrofoni me të cilin Cardi B goditi fansen në koncert

Mikrofoni që reperja Cardi B goditi një fanse gjatë koncertit, pasi kjo e fundit i hodhi lëng teksa po performonte ka dalë në ankand. Kompania “The Ëave” e cila kishte përgatitur skenën për performancën e Cardi B ka nxjerrë mikrofonin në ankand dhe të ardhurat do të shkojnë për bamirëse.

Aktualisht, oferta më e lartë për të blerë mikrofonin që Cardi B goditi fansen është 99 mijë dollarë. Paratë do të shkojnë për “Friendship Circle”, një organizatë që ndihmon fëmijët me nevoja të veçanta.

Mikrofoni në fjalë është një ‘Shure AD2 Axient Digital’, versionet e reja të të cilit zakonisht shiten me pakicë për rreth 1000 dollarë.

You may also like ...