Rreth 16% e 11 deri në 15-vjeçarëve thonë se kanë qenë viktima të bullizimit online në vitin 2022, një shifër që shënoi një rritje nga anketa e mëparshme, sipas të dhënave të publikuara sot nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
“Ky raport është një kambanë alarmi për ne që të luftojmë bullizimin dhe dhunën kudo dhe kurdo që ndodh”, tha drejtori i OBSH-së për Europën, Hans Kluge.
Shkalla e ngacmimit fizik mbetet e qëndrueshme: 11% e fëmijëve thanë se ishin ngacmuar në shkollë vitin e kaluar, nga 10% katër vjet më parë.
Pandemia ka ndryshuar mënyrën se si ndërveprojnë adoleshentët, tha OBSH, duke shpjeguar se dhuna online u bë edhe më e përhapur pas Covid-19, kur bota e të rinjve u bë gjithnjë e më dixhitale gjatë periudhave të karantinës.
Sipas raportit të ri, 15% e djemve dhe 16% e vajzave thanë se ishin ngacmuar në internet të paktën një herë gjatë muajve të fundit.
Nivelet më të larta të bullizimit online u regjistruan te djemtë në Bullgari, Lituani, Poloni dhe Moldavi, ndërsa më të ulëtat te djemtë në Spanjë, tha OBSH pa dhënë detaje.
Një në tetë adoleshentë pranoi se ishte bullizuar nga bashkëmoshatarët, një rritje prej 3% në vitin 2018, thuhet në raport. Sondazhi përfshiu 279,000 fëmijë dhe adoleshentë nga 44 vende dhe rajone në Europë, Azinë Qendrore dhe Kanada.
27% e vajzave nga 20% e familjeve me më pak të pasura raportuan se ishin bullizuar në shkollë, krahasuar me 21% të vajzave nga 20% e familjeve të pasura.
- Dera e famshme lundruese e “Titanic” shitet për 663 mijë euro në ankand të filmave të Hollivudit
- Publikohet letra që Silvio Berlusconi shkroi dy ditë para vdekjes!