Europianët kryesojnë listën e konsumit ndërkombëtar të alkoolit. Sipas OBSH, europianët pijnë mesatarisht 9.2 litra alkool në vit.
“Europa vazhdon të mbajë rekordin për nivelet më të larta të konsumit të alkoolit dhe efektet e dëmshme të lidhura me të në nivel global”, tha Dr Goden Galea, zyrtari i OBSH-së për Europën.
Sipas të dhënave, meshkujt konsumojnë më shumë alkool në Europë: 14.9 litra në vit mesatarisht, ose katër herë më shumë se femrat, 4 litra në vit. Në vendin e dytë pasojnë banorët e kontinentit amerikan, me një mesatare prej 7.5 litrash në vit.
Një në dhjetë të rritur në Europë vuan nga një çrregullim i lidhur me alkoolin dhe pothuajse një në 20 është i varur prej tij, thekson Dr Goden Galea. Sipas raportit të OBSH, alkooli është shkaku kryesor i vdekshmërisë me afërsisht 800,000 vdekje çdo vit në Europë.
Banorët e Amerikës vijnë të dytët, sipas raportit të fundit të OBSH-së të publikuar në qershor për konsumin global të alkoolit, me një mesatare prej 7.5 litrash në vit.
Organizata u bën thirrje vendeve evropiane të rrisin taksat për pijet alkoolike, të zbatojnë kufizime globale në tregtinë e alkoolit dhe të zvogëlojnë disponueshmërinë e tij.
- Skuteri rrëzon në mes të rrugës mbretëreshën e Danimarkës
- Habit Sharon Stone: Do largohem nga Amerika nëse fiton Trump!