Header

Nuk ndalet Fero, ndërron edhe emrin

Kohët e fundit ish-reperi Fero ka qenë në qendër të vëmendjes, për deklaratat dhe vendimet që ka marrë pasi përfundoi në burg për dhunën në familje.

Pasi doli nga burgu, ai vendosi të hiqte dorë nga muzika dhe të ktheheshe në një besimtar të devotshëm të fesë islame. Ai ka fshirë fotot nga rrjetet sociale dhe i ka kërkuar fansave që mos e dëgjojnë më muzikën e prodhuar prej tij. Gjithashtu Fero është shprehur i penduar për çdo gjë që ka bërë në të kaluarën dhe i ka kërkuar falje të gjithë personave që mund të ketë lënduar.

Por, së fundmi ai ka bërë lëvizjen që askush nuk e priste. Ai ka njoftuar ndjekësit e tij në Instagram që këtej e tutje ai do quhet Khattab dhe jo më Fero.

“Khattab eshte emri im i ri”, ka shkruar ai në Instastory.

You may also like ...