Header

Nuk kanë fund telashet për Shakirën, akuzohet sërish për evazion fiskal

Prokurorët në Spanjë e kanë akuzuar edhe një herë Shakirën për mashtrim tatimor, këtë herë lidhur me taksat e depozituara për të ardhurat e saj në vitin 2018.

Në një deklaratë të marrë nga Associated Press, prokurorët e Barcelonës akuzuan këngëtaren kolumbiane  se nuk kishte paguar rreth 7.1 milionë dollarë taksa në vitin 2018. Ata gjithashtu vunë në dukje se Shakira ishte informuar për akuzat në qytetin e saj aktual të Miami.

Akuzat e reja varen nga fakti se në vitin 2018, Shakira jetonte në Barcelonë me yllin e futbollit Gerard Pique dhe për këtë arsye iu kërkua të deklaronte të gjitha të ardhurat e saj atje. Ata argumentojnë se ajo në vend të kësaj, i ka devijuar paratë e saj te “kompanitë me banim në vende me taksa të ulëta dhe pa transparencë të lartë”.

Paralelisht, Shakira po përballet me gjyqin për 6 krime të dyshuara tatimore në Barcelonë këtë Nëntor, akuza të cilat ajo i ka mohuar. Ajo është akuzur se nuk ka paguar taksa në shumën prej 14.5 milionë Euro taksa midis 2012 dhe 2014.

“Kam besim se kam prova të mjaftueshme për të mbështetur çështjen time dhe se drejtësia do të mbizotërojë në favorin tim”, tha ajo në Shtator, në një intervistë për revistën “Elle”.

You may also like ...