Rudina Dembacaj pranoi disa javë më parë historinë e saj të dashurisë me Mark Frrokun. Që prej atij momenti, aktorja e humorit nuk ka hezituar të publikojë momente të ndryshme pranë tij, brenda dhe jashtë vendit. Dembacaj dhe Frroku duket se kanë shijuar në maksimum ditët pranë njëri-tjetrit dhe fëmijëve të tyre.
Së fundmi ka qenë Rudina ajo e cila ka ndarë një foto në krahët e partnerit.
“Nuk është kafeina ajo që më mban zgjuar gjithë natën. Je ti”, ka shkruar aktorja krah postimit ku shfaqet shumë e lumtur.
Komentet e ndjekësve të saj kanë qenë të menjëhershme dhe shumica prej tyre e komplimentonin dyshen se dukeshin shumë bukur bashkë.
https://www.instagram.com/p/B9H5dvOn3in/?utm_source=ig_embed
- Yllka Kuqi, Baby Brown dhe Cengiz Elmaz sjellin “Self Made Superstar”
- Në botën e çuditshme të Duas, qentë flasin shqip