Pas spektaklit të mbrëmshëm të ‘Big Brother VIP’ duket se Efi i ka vendosur kapakun marrëdhënieve me Luizin.
Në Prime, pas transmetimit të klipit ku këngëtari e komentonte për pjesëmarrjen e saj në Për’puthen, Efi ka hequr përfundimisht dorë prej tij.
Luizi në dhomën e rrëfimit është shprehur se është turp që të kishte motrën ose një shoqe si ajo duke iu referuar faktit që doli si personazh nga një program dashurie. Efi ka dëgjuar gjithçka ai ka thënë dhe ka reaguar duke sqaruar se nuk do të ketë asnjë marrëdhënie me të, ndonëse kur ishte jashtë e ka mbështetur.
Ajo është shprehur se as brenda shtëpisë dhe as jashtë saj gjërat do jenë të prera.
“Me mua gjërat i ka prerë edhe nuk dua të kem të bëj me te as këtu brenda as jashtë. Kush është Luizi në një marrdhënie shoqërore si kjo e jona që të më tregoj mua antivlerat.”- tha Efi.
Nuk dihet nëse e ka patur fjalën për shoqërinë e tyre apo thjesht për t’i treguar kufirin Luizit, ama u pa qartë se Efi u ndje shumë e ofenduar prej tij.
- Kjo është kompania e parë europiane që arrin vlerën prej $500 miliardë
- Çfarë pritet të ndodhë në Met Gala 2023?