Header

Nr. i të shëruarve nga Covid-19 në Shqipëri kalon nr. e të infektuarve

Lajme të mira vijnë nga spitalet e kthyera në COVID, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi edhe 19 pacientë të tjerë

Nga të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, rezulton se tashmë në Shqipëri ka më shumë persona të shëruar nga COVID-19, se sa të infektuar.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 19 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 302.

Aktualisht në vendin tonë janë 220 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet, numri i të shëruarve është më i lartë, dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje që prej 7 ditësh”, tha zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

You may also like ...