Gazetari Bledi Mane ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Nita Latifit, e cila deklaroi se nuk do të lidhej kurrë me një tip si ai.
Dy ish-banorët e BBV u puthën në buzë dhe u martuan gjatë një loje të BBV, dhe u aludua për një raport më shumë se sa miqësor mes tyre.
Por duket se këngëtarja dhe gazetari kanë prishur raportet mes tyre. Në një intervistë për “Prive”, Nita Latifi u shpreh se “nuk do të lidhem kurrë me një tip si Bledi Mane”.
Pas deklaratës së saj, Bledi Mane “shpërtheu” në një postim në Instagram ku e quajti një “mosmirënjohëse amatore”.
“Ditën e dytë pasi hyra në Big Brother hapa frigoriferin dhe ç’të shoh? Aty brenda gjeta sunxhuk, djathë, avokado dhe Nitën.
Këtë të fundit banorët e tjerë e kishin harruar te ngrirja ndaj e nxora, e mbajta afër, e orientova, e iluminova, e mësova të ecë vetë në jetë por si mosmirënjohëse amatore që është e tregoi veten shumë shpejt. Tani që edhe në Prishtinë ia pinë lëngun e kanë futur sërish në frigorifer. Lutu për Nitën”, shkroi ai.
- Plasi keq mes tyre! Në postimin e Luizit, Kejvina dhe Ronaldo s’i kursejnë ofendimet
- Deklarata kundër partnerit të ri të Dua Lipës? Reagon Anwar Hadid