Header

Ngrihen çadrat te Urgjenca e QSUT-së

Ambulanca ka sjellë një tjetër pacient pasditen e sotme, ora 15:30 në spitalin infektiv. Deri tani në spitalin Infektiv ndodhen 49 pacientë të shtruar, 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Ndërkohë që në ambientet e jashtme të Urgjencës së QSUT-së dhe spitalit të traumës, janë ngritur disa çadra ku do të bëhet kontrolli paraprak i çdo pacienti që futet brenda ambjentit të spitalit për të parë nëse është i infetuar me Covid-19.

Aty kryhen teste paraprake në mënyrë që të shmanget dhe rreziku i përhapjes së Covid-19 te stafi mjekësor apo dhe te pacientët e tjerë.

Kujtojmë që vetëm prej një personi të infektuar që u fut në sanatorium për të vizituar një të afërm u infektuan 8 mjekë dhe infermierë.

Në Shqipëri, 24 orët e fundit u regjistruan edhe 15 raste të reja duqke e çuar në 104 numrin e të infektuarve në vendin tonë.

You may also like ...