Header

Ngjashmëri “e frikshme”/ Timothée nderohet me skulpturë prej dylli

Aktori i njohur Timothée Chalamet mori figurën e tij të parë prej dylli nga Madame Tussauds në Londër. Skulptura e yllit 28-vjeçar do të ekspozohet për herë të parë në muze të premten.

Figura e dyllit i shtohet atraksionit të muzeut menjëherë pas publikimit të filmit të tij të fundit ‘Dune: Part Two’.

Për figurën, Madame Tussauds zgjodhi pamjen zyrtare të Timothée nga premiera e Dune në Londër në vitin 2021.

Ngjashmëria mes skulpturës dhe aktorit është ekstreme saqë fansat dhe ndjekësit në komente e kishin të vështirë ta dallonin nëse ishte aktori në video apo skulptura e tij prej dylli.

 

Timothee Chalamet latest star to join Hollywood line-up at Madame Tussauds  | Guernsey Press

Timothee Chalamet latest star to join Hollywood line-up at Madame Tussauds  – The Irish News

 

You may also like ...