Header

Ndahet nga jeta ikona e kulinarisë shqiptare

Evgjeni Harisi e njohur si nëna e kulinarisë shqiptare në Rochester të New York-ut, ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare. Ajo vuante prej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme.

Ajo lindi në Pojan të Fierit më 1939. Studimet e larta i kreu pjesërisht në Rusi dhe më pas në Universitetin e Tiranës në vitin 1963 si Inxhiniere Teknologe e Ushqimit Social. Pas emërimit në Ndërmarrjen e Ushqimit Social në Tiranë, ku punoi disa vjet si teknologe vazhdoi si pedagoge në Shkollën e Ushqimit Social në Tiranë.

You may also like ...