Header

Mos ndoshta Dua Lipa sapo zyrtarizoi lidhjen me ish-in e Rita Orës?

Prej javësh thuhet se Dua Lipa është në një romancë të fshehtë me regjisorin Romain Gavras.

Ata u fotografua duke lënë festën e çmimeve BAFTA në Londër para pak kohësh, teksa burimet pranë tyre pohuan se dyshja janë njohur me njëri-tjetrin prej disa kohësh.

Dhe vetëm së fundmi duket se ylli i muzikës ka konfirmuar romancën duke ndarë me ndjekësit në rrjetin e saj social Instagram një fotografi me regjisorin. Në foton e postuar duket dora e këngëtares duke mbajtur një polaroid ku shihet ajo duke qeshur me regjisorin francez në studio. Dua e ka shoqëruar fotot me një emoji zemre.

Në foto duket dora e Dua Lipës duke mbajtur një polaroid ku shihet ajo duke qeshur me partnerin. Kjo është hera e parë që të dy shfaqen bashkë dhe bëjnë publike lidhjen e tyre.

Edhe pse këngëtarja e ‘Levitating’ nuk ka folur e as ka shkruar asgjë, emoji i kuq i zemrës konfirmon atë që shumëkush dyshoi, Dua Lipa ka gjetur sërish dashurinë, këtë herë në botën e kinemasë me Romain Gavras.

Dua ka qenë beqare që nga ndarja e saj nga modeli Anwar Hadid në vitin 2021. Grivas nga ana tjetër ka qenë në një lidhje me Rita Orën nga e cila u nda në mars të 2021.

You may also like ...