Këngëtarja Fjolla Morina ka disa muaj që është në qendër të vëmendjes dhe shkak janë disa postime që ajo ka bërë në rrjetet e saj sociale.
Fjolla është parë në një gjendje të rënduar emocionale, teksa shpesh ka hyrë edhe “live” në “Instagram” dhe ka bërë akuza kundrejt kolegëve të saj.
Akuza shpesh dhe vazhdimisht ka bërë edhe për këngëtaren Morena Tarakun.
Sipas Morinës, Morena është e përfshirë ‘në një krim të organizuar’ duke përmendur edhe emra të tjerë.
Lidhur me këto deklarata mjaft të forta të Fjollës ka reaguar së fundmi Taraku. Këngëtarja ka bërë një postim në “Instastastory” ku shkruan:
“Zot na ruaj mendtë e kokës”.
- Inteligjenca Artificiale rendit 20 njerëzit më të bukur, jeni dakord me përzgjedhjen
- Amber Heard thotë se nuk dëshiron të ‘kryqëzohet’ si aktore pas gjyqit me Johnny Depp