Header

Missy Elliott shkruan historinë, bëhet reperja e parë femër pjesë e Rock & Roll Hall of Fame

Missy Elliott vazhdon të shkruajë histori në industrinë e muzikës, pasi ajo u bë reperja e parë femër që u fut në Rock & Roll Hall of Fame.

Në një njoftim nga Rock & Roll Hall of Fame, Missy Elliott përshkruhet si “një pioniere e vërtetë në një zhanër të dominuar nga meshkujt“.

Përveç anëtarësimit në panteonin e rock-ut, ajo është gjithashtu reperja e parë femër që futet në Sallën e Famave të Këngëtarëve. Përveç kësaj, ajo është katër herë fituese e çmimit Grammy dhe marrëse e çmimit MTV Video Vanguard Award.

Në vitin 2021, Missy Elliott mori yllin e saj në Hollywood Walk of Fame. Artistja e njohur u nderua për arritjet e saj në muzikë dhe është reperja më e shitur me shitje mbi 30 milionë në mbarë botën.

Missy Elliott është ndër artistet emrat e të cilëve janë shtuar në Rock & Roll Hall of Fame këtë vit, duke përfshirë Willie Nelson, Sheryl Crow, Al Cooper, George Michael, Chaka Khan, The Spinners dhe Rage Against the Machine.

 “Ajo që ne gjithmonë përpiqemi të tregojmë është se rock ‘n’ roll është një skenë e madhe dhe shumë njerëz i përkasin asaj,” tha presidenti dhe CEO i Fondacionit Rock & Roll Hall of Fame, Joel Peresman.

You may also like ...