Në 260 vjet histori, në Milano nuk ka qenë kurrë aq nxehtë sa më 23 gusht.
Shërbimit meterologjik i stacionit ”Milano Brera” ka regjistruar të dhëna të temperaturës që nga viti 1763 dhe nuk ka pasur kurrë një mesatare ditore prej 33° C si ajo e së mërkurës së kaluar, e cila tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 32,8° C, e regjistruar më 11 gusht 2003.
Vala e gjatë dhe intensive e të nxehtit, e cila filloi rreth datës 15 gusht, arriti kulmin e saj në orët e fundit, duke regjistruar gjerësisht vlera maksimale midis 35 dhe 39° C në fusha dhe në Apenine, por në disa raste duke arritur edhe 40 gradë Celsius.
- Spikerja e lajmeve merr propozim live, i dashuri e surprizon gjatë lajmeve
- Liam Payne anulon turneun për shkak të problemeve shëndetësore