Header

Mick Jagger: Pasurinë do ta lë për bamirësi

Mick Jagger do ta japë për bamirësi gjithë pasurinë e tij prej 500 milionë Dollarësh, kur të ndahet nga kjo botë. Asnjë cent nga kjo pasuri nuk do të marrin 8 fëmijët e tij.

Planin e bëri të ditur vetë rokeri i famshëm britanik në një intervistë për Wall Street Journal, ku tha se fëmijët e tij nuk kanë nevojë për paratë e tij. 80-vjeçari shprehet se trashëgimtarët e tij i ka mësuar që t’i zgjidhin vetë problemet financiare, pasi gjatë karrierës së tij të gjatë në fushën e muzikës është përballur shpesh herë me vështirësi serioze me të drejtat e autorit për këngët e tij.

“Do të ishte mirë që paratë e pasurisë të bënin mirësi në këtë botë”, tha Jagger. 8 fëmijët i ka nga martesat dhe lidhjet e dashurisë me 5 gra të ndryshme. 80-vjeçari konsiderohet si një prej yjeve të muzikës me një prej karrierave më të gjata që vazhdon të jetë aktive prej më shumë se 6 dekadash me grupin e famshëm të Rock & Roll “Rolling Stones”.

You may also like ...