Header

Messi e pranon: Real Madrid është ekipi më i mirë në botë

Lionel Messi, në një intervistë për Infobae, ka pranuar se Real Madrid është “skuadra më e mirë në botë për sa i përket rezultateve, ndërsa për sa i përket lojës është Manchester City”. Në të njëjtën kohë, ai la të hapura të gjitha mundësitë për praninë ose jo në Botërorin 2026.

“Nëse po flisni për rezultate, është Real Madridi. Nëse e flisni me mençuri loje, mua personalisht më pëlqen Manchester City i Guardiolës dhe mendoj se çdo skuadër ku do të jetë Guardiola do të jetë e veçantë për shkak të mënyrës se si stërvitet dhe mënyrës se si i bën skuadrat e tij të luajnë Për mua Manchester City është më i miri në aspektin e lojës. Për sa i përket rezultateve, është Real Madridi”, thotë Messi, i cili ende nuk e përjashton praninë e tij në Botërorin e ardhshëm të vitit 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, megjithëse nuk jep asnjë informacion për mundësinë e tij.

“Varet se si ndihem, si jam fizikisht dhe nga të qenit realist me veten. Dhe të di nëse jam në gjendje të konkurroj dhe të ndihmoj shokët e skuadrës pranë meje. Ata mund të thonë se mosha është një numër, por është gjithashtu një realitet… dhe është këtu”.

Messi tha gjithashtu se çfarë do të thoshte për të fitorja e Botërorit të fundit në Katar:

“Jeta vazhdon. Më duhej të vazhdoja në Paris, më duhej të jetoja atje dhe të vazhdoja të përpiqesha të arrija gjëra, të fitoja. Tani kemi një sfidë tjetër me kombëtaren, të mund të provojmë të fitojmë një tjetër Copa America. Për mua të isha kampion bote ishte si të ndihesha i kompletuar, arrita gjithçka”.

Superylli argjentinas i Inter Miamit nuk kishte asnjë shqetësim për të zbuluar se kishte nevojë për ndihmë psikologjike gjatë një periudhe në Barcelonë.

You may also like ...