Ndeshje e balancuar dhe e fituar nga skuadra më cinike në fushën e lojës. Në Budapest dhe pa praninë e tifozëve në një stadium të boshatisur, Kosova sfidoi Bjellorusinë që në këtë rast ishte pritëse e takimit të grupit I por në pjesën e dytë “Dardanët” e Alain Girese u thyen nga dy gola që i rrëzuan përtokë edhe pse po luftonin që ta zhbllokonin këtë ndeshje.
Morozov dhe Ebong brenda 3 minutave rrëzuan Kosovën me dy gola të shpejtë që nuk i dhanë asnjë mundësi reagimi ekipit të shhqiptarëve të cilët kishin krijuar rastet më të shumta deri në atë moment të sfidës.
Goli i Muriqit në fund të takimit rezultoi thjesht sa për statistika.
Me këtë humbje, Kosova është praktikisht jashtë garës për një biletë drejt Euro 2024 pasi në 4 ndeshjet e para numëron 3 barazime dhe 1 numbje ndërsa Zvicra u shtang në fund nga Rumania pasu kryesonte 2-0 por u barazua në fund dhe humbi një shans të artë.
- Tre vendet ku nuk duhet të jepni bakshish, konsiderohet mungesë respekti
- Kualifikueset Euro 2024/ Shqipëria në kërkim të fitores së dytë radhazi, ja ndeshjet e sotme