Meghan Trainor arrives at the American Music Awards on Sunday, Nov. 20, 2022, at the Microsoft Theater in Los Angeles. (Photo by Jordan Strauss/Invision/AP)
Meghan Trainor ka mirëpritur fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin 31-vjeçar, Daryl Sabara. Këngëtarja është bekuar sërish me një djalë dhe në postimin që ka bërë në Instagram ka ndarë disa foto të të porsalindurit dhe ka zbuluar edhe emrin e tij.
“Më 1 korrik, 7-vjetori i takimit tonë të parë, ne mirëpritëm Barry Bruce Trainor në botë”, shkroi ajo, teksa më tej falënderoi mjekët, “Faleminderit të gjithë mjekëve dhe infermierëve të jashtëzakonshëm që u kujdesën kaq shumë për ne”.
Këngëtarja e “The All About That Base” dhe Sabara tashmë kanë një djalë të quajtur Riley, i cili është rreth dy vjeç.
Ylli zbuloi shtatzëninë e saj në fund të janarit, në një deklaratë të dhënë për revistën “People”. “Çfarë bekimi. Unë jam shumë mirënjohëse që mund të mbetem shtatzënë. Kjo është e mahnitshme. Këto janë ëndrrat e mia. Jam në gjysmë të rrugës, dua katër fëmijë”, tha ajo.
Meghan ka publikuar gjithashtu librin e saj të parë, “Dear Future Mama”, në të cilin foli për përvojat e saj të shtatzënisë së bashku me këshilla nga ekspertë të ndryshëm.
- Pas polemikave përfundon seriali “The Idol”
- Sherri mes Ronaldos dhe Kiara-Luiz, futet në ‘lojë’ edhe Maestro