Meghan Markle, Dukesha e Sussex-it, ka tërhequr edhe njëherë vëmendjen e mediave me unazën e saj të fejesës, e cila duket se ka pësuar përmirësime të mëtejshme. Dukesha u fotografua së fundmi dhe shihet se në unazën e saj diamanti qendror është më i madh.
Unaza e fejesës së Meghan, fillimisht një dizajn me tre gurë që përmban dy diamante nga koleksioni i Princeshës Diana dhe një diamant qendror nga Botsvana, ka pësuar disa modifikime që kur e mori për herë të parë. Vetëm 18 muaj pas fejesës së saj, Meghan zëvendësoi shiritin origjinal të arit të verdhë me një diamanti, dhe tani duket se ajo ka përmirësuar edhe një herë diamantin qendror.
Ndërsa disa fansa kanë mbrojtur të drejtën e Meghan për të përmirësuar unazën e saj, duke vënë në dukje se shumë gra zgjedhin ta bëjnë këtë, të tjerë kanë vënë në pikëpyetje kohën dhe fshehtësinë e këtyre ndryshimeve.
Pavarësisht aludimeve të shumta, Meghan nuk ka konfirmuar zyrtarisht ndonjë përmirësim në unazën e saj. E teksa lajme të shumta qarkullojnë për ta, Meghan dhe Princi Harry janë të zënë me kompaninë e tyre të prodhimit Archewell, duke punuar në projekte për Netflix. Ndërkohë, Harry po fokusohet edhe në një dokumentar për polon, një sport me të cilin merret prej kohësh.
- Jon Bon Jovi e pranon: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time”!
- Heidi dhe Romeo marrin vendimin e papritur, duan të zhduken nga shtëpia