Meghan Markle ka fituar padinë që gjysmëmotra e saj Samantha Markle kishte bërë ndaj saj. Çështja u hodh poshtë nga një gjykatës i qarkut në Florida, pasi Samantha nuk arriti të jepte fakte që mbështesin pretendimin e saj për shpifje
Në dokumentet e gjykatës të marra nga ET, gjyqtarja e qarkut të Shteteve të Bashkuara, Charlene Honeyëell, vendosi në favor të Meghan, duke e hedhur poshtë çështjen, “Gjykata pranon mocionin për ta shkarkuar plotësisht. Pretendimet do të hidhen poshtë me paragjykim, pasi Samantha nuk ka arritur të identifikojë ndonjë deklaratë që mund të mbështesë një pretendim për shpifje”.
Ishte hera e tretë që Samantha, 59 vjeçe, u përpoq të ngrejë çështjen kundër Meghan, 42 vjeçe. Ajo pretendoi se Meghan shpifi në një intervistë me Oprah Winfrey të vitit 2021, duke e akuzuar për ndryshimin e mbiemrit të saj në Markle “në mënyrë që Samantha mund të përfitonte nga fama e saj e sapogjetur”.
Për më tepër, ajo pretendoi se Meghan shpifi “në mënyrë të rreme dhe keqdashëse” duke thënë se ajo ishte “një fëmijë i vetëm”. Samantha, e cila është gjysmë motra e saj nga martesa e parë e babait të tyre, Thomas Markle, pretendoi se Meghan e ekspozoi atë ndaj “poshtërimit, turpit dhe urrejtjes në një shkallë mbarëbotërore” dhe ndoqi një “rrëfim të rremë të familjes mbretërore”, duke pretenduar vështirësitë e fëmijërisë gjë që shkatërroi reputacionin e saj. Samantha po kërkonte 75,000 dollarë dëmshpërblim.
Në një deklaratë të marrë nga PEOPLE, avokati i Meghan, Michael J Kump, tha: “Ne jemi të kënaqur me vendimin e gjykatës që pushon çështjen”. Samantha, e cila është gjysmë motra e Meghan-it përmes babait të tyre Thomas Markle, nuk do të jetë në gjendje të rifillojë padinë.
- Hapet testamenti i Matthew Perry, ja kë përjashton nga trashëgimia
- Vlera neto 2024 e Christopher Nolan: Sa fitoi regjisori nga “Oppenheimer”?