Megan Fox ka komentuar rreth ndryshimit të pamjes së saj dhe ka renditur të gjitha ndërhyrjet që ka kryer ndër vite.
Aktorja e njohur u shfaq në episodin e së mërkurës të podcast-it “Call Her Daddy” me prezantuesin Alex Cooper ku foli rreth fëmijërisë, por ndau edhe detajet pikante për ndërhyrjet kirurgjikale.
Fox tha se ajo bëri operacionin e saj të parë në gjoks kur ishte rreth 22-vjece që ishte pasi luajti në filmin e parë “Transformers”. “I ribëra pasi mbarova me ushqyerjen me gji të fëmijëve të mi”, tha ajo për procedurën e saj të dytë dhe më pas shtoi se për shkak të një problemi, u desh që t’i rregullonte sërish implantet.
Ajo kërkoi gjoks të madh, por mjekët nuk ia plotësuan kërkesën pasi nuk i përshtateshin me trupin dhe i vendosën implante normale.
Fox qartësoi edhe thashethemet për ndërhyrje të shumta në hundë dhe zbuloi arsyen e vërtetë pse hunda e saj duket kështu. “E bëra hundën të të 20-at e hershme”, tha Megan që është akuzuar se ka kryer 6-8 rinoplasti. Aktorja pranoi se ka aplikuar botox dhe injeksione, por hunda e saj duket kështu për shkak të konturimit të theksuar me grim.
“S’kam bërë tërheqje të fytyrës”. Gjithashtu ajo tha se nuk ka bërë as fije sepse kishte frikë se do të ndikonin nëse në të ardhmen do të vendosë për të bërë tërheqjen e fytyrës. Fox u shpreh se nuk ka bërë as ngritje të vetullës apo heqje të dhjamit të fytyrës.
Sa i përket ndërhyrjeve të tjera në trup, 37-vjeçarja tha: “Nuk kam bërë heqje të dhjamit apo konturim trupi”. Gjithsesi, ajo do ta dëshironte shumë një ndërhyrje për të pasme braziliane, por nuk ka inde të mjaftueshme dhjamore. Këto të fundit merren nga zona e barkut për t’u zhvendosur te pjesa e vitheve.
Pavarësisht se ndërhyrjet e saj janë të shumta, për aktoren janë “stresuese”. “Nuk më pëlqejnë ndërhyrjet. Trupi im nuk reagon mirë ndaj anestezisë totale”, shpjegoi Fox.
- Pema e Vitit 2024 shkon për “Zemrën e Kopshtit” në Poloni
- Shakira në krahët e yllit të “Emily in Paris”, çfarë i bëri bashkë?