Header

Megan Fox fshin çdo ‘gjurmë’ nga ish-bashkëshorti!

Megan Fox më në fund ka hequr qafe tatuazhin me emrin e ish-bashkëshortit të saj Brian Austin Green, me të cilin është divorcuar prej disa kohësh, por e mbajti si respekt pasi kishin tre fëmijë së bashku.

Megjithatë, marca.com raporton se pas ndarjes pas 11 vitesh martesë, raportet e tyre janë ftohur dhe tani janë në një nivel edhe më të keq, si rezultat i së cilës ajo dëshiron të largojë çdo gjë që mund t’i kujtojë praninë e tij.

Në 11 vitet që Fox ishte e martuar me Green, ajo bëri tatuazh emrin e tij në linjën e bikinit, por me postimin e një fotoje mjaft të ndjeshme, publiku ka mundur të shohë se kjo tattoo tani është mbuluar.

Tatuazhi është ndryshuar rrënjësisht.

Kështu artisti i tatuazheve që ka kuruar dizajnin e ri ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet emri i Brian Austin Green të zëvendësuar me një gjarpër, yll dhe hënë, të mbështjellë rreth luleve, me gjuhën e tij të shtrirë në një trekëndësh.

Isha në gjendje ta fshehja plotësisht tatuazhin e vjetër nën gjarprin dhe lulet e reja që ajo donte… Jam shumë mirënjohëse për të gjitha mundësitë që më ka dhënë tatuazhi dhe për të gjithë njerëzit e lezetshëm që kam takuar gjatë rrugës”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotos.

You may also like ...